Aksidentet me vdekje në Tiranë, pranga dy shoferëve

schedule09:38 - 19 Qershor, 2023

schedule 09:38 - 19 Qershor, 2023

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi duke drejtuar automjetin kanë shkaktuar vdekjen e dy personave.

Sipas policisë mësohet se i arrestuar është një 34 vjeçar i cili drejtuar automjetin, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës, ku si pasojë ka humbur jetën një 35 vjeçar.

34 vjeçari, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, 35 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka arrestuar gjithashtu një 33 vjeçar I cili duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur një këmbësor i cili humbi jetën.

“33 vjeçari, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin e tij, në afërsi të TEG-ut, ka aksidentuar me pasojë vdekjen e një 82 vjeçari”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!