Aksidentet e rënda në vend, policia e Fierit ashpërson masat për shkeljet qarkullimit rrugor

schedule22:11 - 8 Maj, 2022

schedule 22:11 - 8 Maj, 2022

Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor të qarkut Fier Valentin Florini ka dalë mbrëmjen e sotme në një deklaratë për mediat.

Duke marrë shkas nga aksidentet e rënda të shënuara në të gjithë vendit, shefi i qarkullimit rrugor është shprehur para medias se policia e Fierit do të ashpërsojë masat në veçanti për rastet e parakalimeve të gabuara, mos dhënies përparësi të këmbësoreve, mospërdorimit të rripit të sigurimit, shpejtësia tej normave të lejuara.


Vetëm në ditën e sotme policia rrugore ka marrë mbi 400 ndëshkuese ndaj përdoruesve të automjeteve në Fier. Shefi i sektorit rrugor është shprehur se policia e Fierit do të ndëshkojë çdo rast që përbën burim aksidenti. /abcnews.al/