Aksident tragjik në Palermo, 16-vjeçari merr fshehurazi makinën e të atit, përplaset dhe vdes me të dashurën

schedule01:56 - 18 Maj, 2022

schedule 01:56 - 18 Maj, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Palermo. Një 16-vjeçar i cili kishte marrë fshehurazi makinën e të atit ka vdekur së bashku me të dashurën pas një aksidenti të frikshëm rrugor.

Së bashku me ta ishin edhe 2 shokë, 17 dhe 19 vjeç, të cilët janë nxjerrë të gjallë nga makina dhe ndodhën jashtë rrezikut për jetën.

Sipas karabinierëve, makina drejtohej nga vetë 16-vjeçari edhe pse ishte i mitur dhe pa leje drejtimi.

Karabinierët po presin të marrin në pyetje dy të rinjtë e tjerë të plagosur.

Sipas hetimeve paraprake të rinjtë lëviznin me shpejtësi të madhe. Pas një kthese ai humbi kontrollin dhe makina përfundoi në një përrua. Nuk ka asnjë shenjë frenimi në asfalt./abcnews.al/