Aksident tragjik në Lushnje, 18-vjeçari pa rrip sigurimi “fluturon” jashtë makinës

schedule08:15 - 26 Qershor, 2019

schedule 08:15 - 26 Qershor, 2019

Një 18-vjeçar humbi jetën në orët e para të mëngjesit në një aksident tragjik në autostradën Lushnje- Fier. Viktima është Klodian Sharka, nga Hyzgjokaj i Lushnjes.

Ai ishte pasagjer në një mjet tip Benz që humbi kontrollin dhe u përplas me 2  mjete të tjera në seri, tek vendi i quajtur Pushimi i Shoferit.

18-vjeçari Sharka humbi jetën në vend pas kësaj përplasjeje, pasi ka qenë pa rrip sigurimi dhe nga goditja e fortë ka dalë jashtë automjetit.

Ndërsa  drejtuesit e dy mjeteve, një 22 vjeçar nga Hysgjokaj dhe një 33 vjeçar nga Kopliku,  kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spitalin e Lushnjes, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e lëvizjes. Por grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!