Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Aksident tragjik në Lezhë, makina përplas për vdekje të miturin

schedule20:53 - 27 Gusht, 2026

schedule 20:53 - 27 Gusht, 2026

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor që lidhen Fishtën, në superstradën Lezhë-Shkodër.

Një automjet tip “Audi” ka përplasur një minipatine me të cilin po lëvizte një 13-vjeçar. Përplasja ka qenë e rëndë dhe i mituri, pavarësisht transportimit me urgjencë drejt spitalit, ka humbur jetën gjatë rrugës.

Pas përplasjes, automjeti “Audi” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit tragjik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!