Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident tragjik në Elbasan/ Po shkonte në shkollë, përplaset për vdekje 7-vjeçari

schedule09:25 - 25 Maj, 2026

schedule 09:25 - 25 Maj, 2026

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël, në aksin rrugor Elbasan–Librazhd.

Sipas informacioneve paraprake, një fëmijë 7-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet teksa po kalonte rrugën për të shkuar në shkollë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i mituri ka shpëtuar nga dora e nënës në momentin kur ka tentuar të kalojë rrugën, ndërsa është goditur nga mjeti që po qarkullonte në aks.



Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!