Një aksident është regjistruar rreth orës 17:15, tek vendi i quajtur “Ura e Dajlanit”.
Një 24-vjeçare humbi kontrollin e automjetit, duke dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Si pasojë, 24-vjeçarja ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./abcnews.al


