Një aksident automobilistik ka ndodhur reth orës 22:30, në Unazë të Madhe, tek mbikalimi i Paskuqanit.
Një shtetas dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al


