Aksident si në film, drejtori i ARM në Vlorë merr para 10 makina të parkuara

schedule16:21 - 31 Janar, 2019

schedule 16:21 - 31 Janar, 2019

Arrestohet drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin e frikshëm në rrugën Transballkanike në Vlorë. Automjeti i 31 vjeçarit doli nga rruga duke u përplasur me 10 automjete të tjera të parkuara në zonë. Kreshnik Lilaj i cili është drejtor i Agjensisë Rajonale të Mjedisit në Vlorë dyshohet se ishte në gjendje të dehur.

Duken si pamje të një filmi aksion, por në të vërtetë aksidenti ka ndodhur në Vlorë. Mjeti tip Benz me targa  AA 272 RB që drejtohej nga Kreshnik Lilaj humb kontrollin në rrugën Tranballkanike.

Kamerat e sigurisë së objekteve aty pranë kanë filmuar momentin kur makina fluturon në ajër dhe rrotullohet disa herë duke marrë para 10 mjete të parkuara në zonë.

Bilanci mund të ishte fatal, por në fakt i vetmi i dëmtuar është drejtuesi i mjetit i cili pas ndihmës mjekësore nuk ka më rrezik për jetën.

Makina e 31 vjeçarit është shkatërruar totalisht, ndërsa shoferi ka shpëtuar për mrekulli.

Ai është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. Kjo mendohet të jetë bërë shkak për aksidentin masiv ku pati dëme të shumta materiale në mjetet e përfshira në këtë ngjarje. Kreshnik Lilaj është një zyrtar i njohur pasi mban postin e Drejtorit të Agjensisë Rajonale të Mjedisit të Vlorës.

Kreshnik Lilaj eështë drejtor i Agjensisë Rajonale të Mjedisit në Vlorë dhe në momentin e aksidentit dyshohet se ishte nën efektin e pijeve alkoolike.

Gazetar ABC News: Elton Nika