Aksident pranë portit në Durrës, plagoset një person

schedule21:12 - 8 Prill, 2021

schedule 21:12 - 8 Prill, 2021

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Siç raporton gazetari Leonidha Musaj se një automjet është përplasur tek rruga e portit në qytetin bregdetar.

Për pasojë ka mbetur i plagosur një person dhe është transportuar drejt spitalit të Durrësit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.  g.v/abcnews.al