Aksident në Vlorë/ Shoferja me Volkswagen përplas motorrin, drejtuesi niset me urgjencë në spital

schedule12:24 - 25 Shkurt, 2023

schedule 12:24 - 25 Shkurt, 2023

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë, ku një makinë tip “Volkswagen” ka përplasur një motorr. Si pasojë ka mbetur i dëmtuar shtetasi M. F, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 11:20, në lagjen “Kushtrimi”, një automjet tip “Volkswagen” me drejtuese shtetasen B. K., 36 vjeçe, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin M. F., 30 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar shtetasi M. F, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë./abcnews.al