Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të premte në Vlorë.
Ngjarja ndodhu rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Vlorë-Orikum”, ku një 41-vjeçar duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një bordurë prej betoni, në anë të rrugës.
Nga përplasja, është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, një 45 vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkaq, drejtuesi i automjetit, është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti./abcnews.al