Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm (23 maj) në Vlorë.
Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40 në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë.
Shtetasi G.J, 19 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar çiklistin shtetasin J. K., 63 vjeç.
63-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al/