Aksident në Urën e Gjolës, një nga drejtuesit e mjeteve rrihet brutalisht

schedule10:13 - 20 Mars, 2022

schedule 10:13 - 20 Mars, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen që shkoi pranë Urës së Gjolës, afër Fushë-Krujës. Gazetari i ABC, Ahmet Zani raporton se pas një aksidenti që ndodhi në këtë zonë, një nga drejtuesit e mjeteve është goditur rëndë.

Nuk ka ende të dhëna për identitetin e personave të përfshirë, por dyshohet që i dëmtuari që është dhunuar rëndë të jetë kuzhinieri Indrit Çela i njohur edhe si miku i Alfio Rrotanit.

Megjithatë, ABC nuk mund ta konfirmojë ende këtë informacion. Në media janë publikuar video të cilat tregojnë rrahje brutale me levë ndaj një prej drejtuesve të mjeteve. /abcnews.al/