Aksident në Tiranë

schedule23:24 - 30 Janar, 2019

schedule 23:24 - 30 Janar, 2019

Dy makina janë përplasur mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Tiranës. Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit mes Bulevardit “Bajram Currit” dhe Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Përplasja ka krijuar trafik në zonë për disa minuta.

Abcnews.al ka mësuar se në aksident janë përfshirë një taksi dhe një makinë tip “Mercedes-Benz”. Të lënduar lehtë kanë mbetur dy shtetas të huaj, të cilët udhëtonin me taksinë. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe po hetohn për të zbuluar shkakun e këtij aksidenti./abcnews.al