Aksident në Tiranë, mjeti godet një grua në rrugë

schedule12:51 - 27 Dhjetor, 2017

schedule 12:51 - 27 Dhjetor, 2017

Një 40 vjeçare është në gjendje të rëndë në spital pasi u godit nga një mjet tip benz sot paradite në Tiranë. Ngjarja e rënde ndodhi në zonën pranë ish-kombinatit “Misto Mame”në rrugën “Konferenca e Pezës”. Policia bëri të ditur përmes një njoftimi për mediat se drejtuesi i mjetit Enio Dani, 24 vjeç është shoqëruar në komisariat menjëherë pas aksidentit.

Nga të dhënat paraprake mësohet se kalimtarja po kalonte rrugën kur u përplas nga makina./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!