Aksident në Shkodër, plagoset një 2-vjeçare

schedule11:02 - 20 Mars, 2024

schedule 11:02 - 20 Mars, 2024

Një aksident është regjistruar pak momente më parë në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë ka mbetur e lënduar një vajzë 2-vjeçare.

Unifromat blu bëjnë me dije se vogëlushja është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!