Aksident në Sarandë, “Range Rover-i” përplas një vajzë

schedule19:27 - 10 Shkurt, 2021

schedule 19:27 - 10 Shkurt, 2021

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë. Siç raporton për abcnews.al gazetarja Silvi Sulaj një automjet “Range Rover”, i cili drejtohej nga K.B., 24 vjeç, ka përplasur një 30-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. E reja ishte duke ecur teksa në momentin që është përplasur nga automjeti. Siç shihet në foto, pas aksidentit “Range Rover-i” për pak sa nuk është futur në dyqanet e rreshtuara përgjatë trotuarit.

Mësohet se vajza e plagosur është në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe po transportohet për në spital.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:12, në lagjen Nr.1, Sarandë, një automjet, me drejtues shtetasin K.B., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren me iniciale E. B., rreth 30 vjeçe, e cila është transportuar në spitalin e Sarandës për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

g.v/abcnews.al