Aksident në Rugën e Kombit

schedule18:09 - 30 Nëntor, 2017

schedule 18:09 - 30 Nëntor, 2017

Një aksident me pasoje një të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Skuraj-Rrëshen, në afërsi të unazës së Rrubikut. Mësohet se në aksident janë përfshirë 3 automjete.
Nga përplasja ka mbetur i plagosur vetëm drejtuesi i njërës prej makinave.
I lënduari është dërguar në spitalin e Rrëshenit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./abcnews.al