Aksident në rrugën Kryebushat – Vau i Dejës, dy të plagosur

schedule11:00 - 9 Nëntor, 2017

schedule 11:00 - 9 Nëntor, 2017

Përplasja e dy motorave ka shkaktuar plagosjen e dy personave. Njeri prej tyre në gjendje të rënde. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në vendin e qujatur Stajka në rrugën Kryebushat- Vau i Dejës. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i njërit motor bëri një kalim të gabuar në rrugë dhe motori tjetër nuk arriti të shmanget. Të dy persona janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës./abc news