Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në Prishtinë/ Një person humb jetën nga përplasja mes dy makinave

schedule17:54 - 23 Qershor, 2026

schedule 17:54 - 23 Qershor, 2026

Tjetër aksident automobilistik në Kosovë.

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Vranidoll të Prishtinës.

Rastin e është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë në Prishtinë, Enis Pllana, i cili tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.



“Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes”, njoftoi Pllana.

Njësitet e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!