Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident tragjik në Pojskë/ Një viktimë e katër të plagosur, makinat përplasen kokë më kokë

schedule11:40 - 14 Qershor, 2026

schedule 11:40 - 14 Qershor, 2026

Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen  e të dielës  në rrugën  Pogradec – Qafë Thanë si pasojë e të  cilit një 26 vjeçare ka ndërruar jetë dhe  katër persona të tjerë janë plagosur.

Automjeti me drejtues nga  Korca sipas policise  është përplasur  me një automjet me targa të Strugës  që drejohej nga një  person me banim në Maqedoninë e Veriut, pranë fshatit Pojskë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë  Elmedina Lloga shqiptare nga Maqedonia e Veriut , pasagjere në  automjetin me targa të Strugës.



Gjithashtu  janë  lënduar  drejtuesit e automjetee dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të dy makinat.

Katër të plagosurit  po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Hetuesit shkuan në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!