Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën e kombit në afërsi të fshatit Gziq, Mirditës. Mësohet se nga ky aksident ka humbur jetën një person. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Ndërkohë policia me një informacion paraprak ka njoftuar se një kamionçinë ka përplasur një këmbësor. Nuk bëhet me dije ende identiteti i viktimës.
Njoftimi i policisë:
“Mirditë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:45 , në autostradën Rreshen-Kukës, në fshatin Gëziq ,Mirditë, automjeti tip “Kamionçinë”, me drejtues shtetasin E.B.,41vjeç, banues në Fanë, Mirditë, ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar ka gjetur vdekjen
Drejtuesi i automjetit shtetasi E.B. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit të aksidentuar”./abcnews.al