Aksident në Mirakë të Elbasanit, një autobus përplaset me një autoveturë

schedule14:47 - 5 Nëntor, 2017

schedule 14:47 - 5 Nëntor, 2017

Shtatë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve në Mirakë të Librazhdit. Nga të dhënat e policisë bëhet e ditur se një autobus i linjës Librazhd-Elbasan është përplasur me një makinë, e cila drejtohej nga një 20 vjeçare. Shtatë personat e plagosur në këtë aksident janë dërguar në Spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën e nevojshme mjeksore. Sipas policisë, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe mes tyre janë dhe dy fëmijë të moshave 6 dhe 11 vjeç. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al

 

https://youtu.be/zKtq7ckv2os

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!