Aksident në Milot, në gjendje të rëndë turisti

schedule13:54 - 19 Korrik, 2018

schedule 13:54 - 19 Korrik, 2018

Një turist zvicerian, i cili po udhëtonte me motor në drejtim të Tiranës u aksidentua në Milot. Ai u përplas me një makinë që po shkonte në drejtim të Shkodrës.

Sipas policisë nuk janë përcaktuar ende shkaqet e ngjarjes, por dyshohet se Benzi ka qenë me shpejtësi.

Shtetasi zvicerian ka marre plagë të rënda dhe është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Policia ka ndaluar drejtuesin e Benzit për sqarime të mëtejshme të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!