Aksident në Milot, makina shpërthen në flakë, vdes fëmija, dera e pasme u bllokua

schedule16:29 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 16:29 - 27 Dhjetor, 2021

Një fëmijë 3-vjeç ndërroi jetë pasditen e sotme dhe disa persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi në Rrugën e Kombit në aksin Milot -Rubik.

Gazetari i “ABC” Gjergj Figuri ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes. Në aksident janë përfshirë tre makina. Njëra nga makinat shpërtheu në flakë pas aksidentit duke u shkrumbuar.

Në njërën prej dy makinave të tjera që u përplasën me automjetin që u përfshi nga flakët si pasojë e dëmtimeve u bllokua dera e pasme ku ndodhej fëmija. Por pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë 3-vjeçari s’u arrit të shpëtohej.

Të lënduarit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Ekspertët kanë nisur punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!