Dy persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur, në një aksident rrugor në Mat. Në njoftimin e policisë lokale, thuhet se në aksidentin që ndodhi tek vendi i quajtur ‘Lapidari’, u përfshi një automjet dhe një motoccikletë. Për pasojë gjeti vdekjen Gentjan Hani, 28 vjecc, dhe ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital, 35-vjeccari Alfred Balla. Kurse i plagosuri tjetër, rreth 18-vjecc, po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë. Mësohet se motoccikleta është goditur nga pas nga mjeti tip “Opel” që po udhëtonte drejt Burrelit. Kjo ka bërë që drejtuesi i mjetit të humbë kontrollin dhe të aksidentojë dy persona që gjendeshin në trotuar. Drejtuesi i automjetit pasi shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Por disa orë më vonë, në polici janë paraqitur drejtuesi i mjetit, një 50-vjeccar dhe djali i tij. Ky i fundit, sipas policisë, drejtonte makinën në momentin që ndodhi përplasja./abcnews.al
Aksident në Mat, humbin jetën dy persona
schedule09:35 - 22 Mars, 2018
schedule 09:35 - 22 Mars, 2018