Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Aksident në Lushnje/ Makina përplas të riun me biçikletë, dërgohet në spital

schedule11:36 - 19 Prill, 2026

schedule 11:36 - 19 Prill, 2026

Një aksident është regjistruar në Lushnje në hyrjen veriore në rrethrrotullimin e shinave të trenit.

Një mjet tip Ford ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë. Menjëherë është njoftuar ambulanca e cila e ka transportuar të riun në spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore.

Sipas policisë së qarkullimit të ndodhur në vendngjarje, i aksidentuari është jashtë rrezikut për jetën ndërsa efektivët e qarkullimit po dokumentojnë ngjarjen dhe po kryejnë procedurat e rastit.



Nga të dhënat e para, drejtuesi i biçikletës i ka dalë para në momentin që mjeti dilte nga rrethrrotullimi dhe ka ndodhur përplasja.

Fatmirësisht shpejtësia e mjetit ka qenë e ulët dhe personi rreth të 25 vjetëve është dëmtuar lehtë pa pasoja për jetën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!