Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në Lushnje/ Benzi përplaset me triçikëlin, dëmtohen drejtuesi dhe pasagjerja

schedule13:10 - 25 Shkurt, 2023

schedule 13:10 - 25 Shkurt, 2023

Një aksident ka ndodhur sot në vendin e quajtur “Rotondo e Grabianit” në Lushnje, ku një 30-vjeçar me Benz është përplasur me një triçikël. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjerja e triçiklit, të cilën janë dërguar në spitalin e qytetit.

Njoftimi i Policisë:

Në datë 25.02.2023, në vendin e quajtur “Rotondo e Grabianit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. S., 30 vjeç, është përplasur me një triçikël me drejtues shtetasin A. M., 33 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi A. M. dhe pasagjerja në mjetin triçikël, shtetasja L. M., të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spitalin e Lushnjës

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!