Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në Librazhd. Mësohet se furgoni i policisë është përplasur me një kamion. Si pasojë, është plagosur drejtuesi i furgonit, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por një nga dyshimet mund të jetë lagështira në rrugë për shkak të motit të keq.
Njoftimi i Policisë:
Në aksin rrugor “Librazhd-Qaf Thanë”, automjeti i IEVP-së (në të cilin udhëtonte personeli), me drejtues shtetasin A. S., 57 vjeç, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin malazez N. P., 33 vjeç. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi A. S., i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al