Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në Lezhë-Milot, plagosen 4 persona

schedule22:57 - 24 Qershor, 2026

schedule 22:57 - 24 Qershor, 2026

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure pranë urës së Milotit përgjatë superstradës drejt Lezhës. Dy automjete, një Volkswagen dhe një Audi, janë përplasur dhe, për pasojë, kanë mbetur të plagosur katër persona, të cilët janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Nga të dhënat paraprake, njëri prej të lënduarve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për shkak të aksidentit, prej më shumë se 30 minutash është bllokuar edhe lëvizja e automjeteve në superstradë, duke shkaktuar radhë të gjata dhe vështirësi në qarkullim.



Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe normalizimin e trafikut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!