Aksident në Lezhë, makina përplas çiftin e turistëve serbë

schedule15:28 - 5 Maj, 2023

schedule 15:28 - 5 Maj, 2023

Një çift turistësh serbë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti që u shënua rreth orës 15:00 në dalje të Lezhës përgjatë superstadrës Lezhë-Shkodër. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore pasi morën lëndime të shumta kur një makinë përplasi në lëvizje e sipër motorin me të cilin ata udhëtonin.

Sipas të dhënave të para, bëhet e ditur se aksidenti ndodhi për shkak se grupi i motoristëve tentoi të parakalonte makinën që ndodhej para tyre por në parakalim janë futur dy motorrë në të dy anët e lëvizjes dhe drejtuesi i autoveturës, duke tentuar të shmangë motorin që ishte futur për të parakaluar në anën e majtë, ka përplasur motorin tjetër që ishte futur paralelisht në anën e djathtë.

Goditja që mori ka bërë që drejtuesi i motorit të humbë kontrollin duke u rrëzuar. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet ndërsa drejtuan edhe lëvizjen e trafikut të rënduar menjëherë pasi ndodh aksidenti./abcnews.al