Një aksident është shënuar pasditen e sotme në Laç.
Një 45-vjeçar, i cili ka qenë duke udhëtuar me motor është përplasur nga një makinë.
Ngjarja është regjistruar në rrugën kryesore pranë Gjykatës Kurbin.
I plagosur ka mbetur drejtuesi i motorit, Astrit Gjoka, i cili është nisur menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore. Mësohet se i plagosuri është në gjendje të rëndë.
Makina drejtohej nga shtetasi Isuf Ajazi.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen ne vendngjarje./abcnews.al/