Tre persona janë plagosur nga përplasja e dy makinave, në hyrje të qytetit të Kukësit.
Njëri nga të dëmtuarit ndodhet në rrezik për jetën dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Kurse dy personat e tjerë po marrin ndihmë mjekësore në spitalin lokal të Kukësit.
Sipas policisë, shkaku kryesor i aksidentit është shpejtësia me të cilën po lëvizte njëri nga mjetet./abcnews.al