Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se drejtuesi i makinës është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet”, thekon policia.



