Burrë e grua kanë humbur jetën në një aksident rrugor në aksin Korçë-Pogradec. Të moshuarit u goditën për vdekje nga një mjet që po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara.
Një çift të moshuarish po dilnin nga një rrugë dytësore në aksin Korçë –Pogradec kur u aksidentuan nga një mjet. Aksidenti ndodhi pasditen e të martës pranë fshatit Vloçisht.
Këmbësorët ishin duke ecur në anë të rrugës kur makina i mori para. Sajmir dhe Vjollca mbetën të plagosur rëndë. Të dy ndërruan jetë rrugës për në spital. Viktimat janë banorë në fshatin Voskop. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariatin e Korçës.
Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën po udhëtonte mjeti. Në fundjavë një 24-vjeçar humbi jetën pasi mjeti i tij ra nga ura e Maliqit në lumë, ndërsa më herët babë e bijë mbetën të vdekur pasi u goditën nga një makinë në Unazën e Korçës./abcnews.al