KORÇË- Një automjet është përplasur me një karrocë në Korçë mbrëmjen e kësaj të enjteje.
Si pasojë e përplasjen ka mbetur i lënduar drejtuesi i karrocës, Florenc Dervishi, rreth 61 vjeç. Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Zvezdë gjatë orëve të mbrëmjes.
I lënduari u dërgua në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore. Drejtuesi mjetit “Audi”ka hequr targat dhe është larguar nga vendi aksidentit.
“Më datë 11.04.2024, rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Zvezdë-Gollobërdë”, pranë urës të fshatit Zvezdë, Maliq, një automjet tip “Audi”, ka përplasur një karrocë, ku për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i karrocës, rreth 61 vjeç, banues në Zëmblak, i cili u dërgua për mjekim në spital.
Drejtuesi i automjetit tip “Audi”, ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga ana e Policisë po kryhen veprimet e mëtejshme për identifikimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al