Një aksident me pasojë vdekjen e një 76-vjeçari ka ndodhur në Konispol. Fadil Mullai 45 vjeç ishte duke drejtuar mjetin e tij furgon dhe bashkë me të ndodhej edhe babai i tij Hysen Mullai 76 vjeç.
Në hyrje të Konispolit mjeti i tij tip furgon doli nga rruga dhe për pasojë plagoset rëndë 76 vjeçari Hysen Mullai. I moshuari u transportua në spitalin e Sarandës por nuk mundi dot të mbijetonte si pasojë e plagëve të marra./abcnews.al