Aksident në Këmishtaj të Divjakës, humb jetën këmbësori

schedule14:34 - 5 Korrik, 2018

schedule 14:34 - 5 Korrik, 2018

Një banor nga Këmishtaj i Divjakës ka mbetur viktimë e një aksidenti rrugor. Shyqo Toshkollari, 65 vjeç, ka qenë duke ecur në këmbë, pranë shkollës së fshatit, kur një automjet e ka përplasur për vdekje. Sipas policisë lokale, pas aksidentit mjeti nuk ka ndaluar, por ka vazhduar rrugën.

Dyshohet se drejtuesi i tij ka qenë duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara, çka solli edhe përplasjen. Për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorin, policia ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të bizneseve përgjatë vendit të aksidentit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!