Aksident në Fushë-Prezë/ Makina përplaset me betonieren dhe merr flakë, humbin jetën katër të rinj

schedule07:29 - 20 Mars, 2025

schedule 07:29 - 20 Mars, 2025

Tragjike në Fushë-Prezë. Një aksident ka ndodhur gjatë natës në Fushë Prezë. Sipas policë, makina që drejtohej nga një shtetas 25 vjeç dyshohet se është përplasur me një betoniere që drejtohej nga një 24-vjeçar.

Nga përplasja, automjeti është përfshirë nga flakët dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit, 25-vjeçari dhe 3 pasagjerë të rinjtë të moshës 20, 24 dhe 22 vjeç. Ndërkohë drejtuesi i betonieres pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa pas kontrolleve është gjetur dhe shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!