Aksident në Fier/ Përplaset me një automjet, autobusi përfundon në oborrin e një banese

schedule09:14 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 09:14 - 4 Dhjetor, 2023

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së hënës në dalje të qytetit të Fierit.

Autobusi i linjës Fier – Roskovec është përplasur me një mjet tip “Benz” dhe ka përfunduar në oborrin e një banese në anë të rrugës.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se është vetëm një person i lënduar.

Grupi hetimor ndodhet ne vendgjarje per te zbuluar shkaqet e aksidentit./abcnews.al