Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur, në Fier.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin Rrapi Mile është përplasur me një automjet tip “Nissan” kamionçinë, që drejtohej nga shtetasi Alban Hebeja.
Si pasojë e përplasjes së fortë janë lënduar drejtuesi i kamionçinës dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


