Aksident në Fier/ Automjeti përplaset me motorin, çifti i bashkëshortëve dërgohen me urgjencë në spital

schedule21:17 - 28 Tetor, 2024

schedule 21:17 - 28 Tetor, 2024

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin rrugor Fier-Libofshë, në fshatin Agim të Fierit pranë një karburanti.

Mësohet se një automjet është përplasur me një motor. Si pasojë, drejtuesi i motorit dhe pasagjerja që udhëtonte me të (çift bashkëshortësh) rreth 65 vjeç kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkak dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave dhe rruga e pandriçuar.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 20:20, në aksin rrugor “Fier-Libofshë”, shtetasi 19 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin dhe pasagjere shtetasen.

Nga përplasja janë dëmtuar shtetasit që udhëtonin me motomjet, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al