Aksident në fabrikën e çimentos në Elbasan, humb jetën një punëtor

schedule12:50 - 19 Tetor, 2018

schedule 12:50 - 19 Tetor, 2018

Një punëtor i fabrikës së çimentos ne Elbasan ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Dyshohet se punonjësit  ndodheshin brenda një depozite dhe janë zënë poshte nga një masiv çimentoje.

Mesditen e së premtes dy punëtorë të fabrikës së çimentos në Elbasan janë zënë poshtë nga një masë e madhe çimentoje.

Për pasojë ka humbur jetën në vend Musa Sula 56 vjeç nga fshati Ulëm dhe është plagosur Tomorr Mekerzaku 65 vjeç.

Ai ndodhet në spitalin e Elbasanit në gjendje kritike për jetën.

Mesohet se punëtorët ndodheshin brenda një depozite bosh por janë zënë nga materiali që kishte mbetur brenda mureve te depozuites .

Çimentoja  ka marrë përpara duke u shkaktuar dëmtimet dhe njërit prej tyre i bllokoi edhe frymëmarrjen.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe grupi hetimor të cilët kane kryer veprimet proceduriale.

Një nga pistat e hetimit është respektimi i rregullave të sigurisë teknike në punë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!