Aksident në Divjakë, makina përplas motoçikletën! Ndërron jetë drejtuesi i saj

schedule14:09 - 21 Janar, 2021

schedule 14:09 - 21 Janar, 2021

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Çermë-Divjakë. Një automjet tip Audi është përplasur me një motoçikletë që drejtohej nga L. M., 62 vjeç vjeç, banues në Divjakë.

Nga përplasja ky i fundit ka pësuar dëmtime të rënda dhe është dërguar në spital në gjendje kritike ku dhe ka ndërruar jetë. Ndërsa drejtuesi i automjetit B. L., 64 vjeç është shoqëruar në Komisariat.

“Sot rreth orës 12:50, në aksin rrugor Çermë-Divjakë, shtetasi B. L., 64 vjeç, banues në Çermë, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Audi” është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në Divjakë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit, shtetasi B. L., dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./mv.abcnews.al