Aksident në Dibër, dy të lënduar

schedule14:36 - 11 Qershor, 2024

schedule 14:36 - 11 Qershor, 2024

Një aksident është regjistruar në fshatin Sllovë në Dibër. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Si pasojë janë lënduar dy drejtuesit e mjeteve.

Të lënduarit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/abcnews.al/