Aksident në dalje të Lezhës, plagoset një person

schedule12:24 - 14 Janar, 2024

schedule 12:24 - 14 Janar, 2024

Një aksident është shënuar mesditës e së dielës në dalje të qytetit të Lezhës.

Një automjet ka përplasur një çiklomotor, ku për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i kësaj të fundit.

Drejtuesi i çiklomotorit është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Lezhës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al