Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të hënë në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë në vendin e quajtur “Kthesa Kica”, ku janë përplasur dy automjete dhe për pasojë është plagosur një person.
Sipas policisë rrugore, mendohet se shkak i aksidentit ka qenë prania e akullit dhe ngricës në rrugë.
Sakaq, mësohet se i aksidentuari i cili ndodhet në spitalin e Bulqizës kishte fraktura të lehta.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet rreth aksidentit, ndaj dhe bën thirrje drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes në lëvizje pasi në disa segmente të rrugës ka prezencë te akullit./abcnews.al