Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë. Një automjet tip “Seat”, me targa BR 2121 B ka përplasur një motoçikletë. Drejtuesi i motoçikletës, 65-vjeçari R.A është përplasur në asfaltin e rrugës dhe për pasojë ka marrë plagë të shumta në trup.
I plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që drejtuesja e automjetit tip Seat, me iniciale Sh.A,50-vjeçe është shoqëruar në polici ku edhe po jep deklaratën e saj rreth ngjarjes.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë rrugore dhe ekspertë, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së ngjarjes. Paraprakisht mendohet se shkak për aksidentin është bërë motoçikleta, që në përpjekje për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën i ka prerë rrugën makinës. /abcnews.al/