Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë – Elbasan. Mësohet se një kamion është përplasur me një makinë.
Si pasojë, janë dëmtuar dy pasagjerë, të cilët janë dërguar menjëherë në spital.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasit M. D., 40 vjeç, banues në Tiranë. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:50, në rrugën “Don Bosko”, ky shtetas dyshohet se është konfliktuar dhe ka goditur me mjet prerës shtetasit D. H., 40 vjeç, dhe A. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Më datë 14.12.2024, rreth orës 13:45, në autostradën Tiranë – Elbasan, sa kalon TEG-un, shtetasi duke drejtuar mjetin (kamion) është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 2 pasagjerë të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksdientit./abcnews.al